‘Zjarret po djegin shtetin!’, Zhupa shpërthen për situatën në Vlorë: Mungesë totale menaxhimi

‘Zjarret po djegin shtetin!’, Zhupa shpërthen për situatën në Vlorë: Mungesë totale menaxhimi

Deputetja e zgjedhur për Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, në një intervistë televizive theksoi se mosmenaxhimi i situatës me zjarret tregon dështimin e shtetit. Ajo tha se Shqipëria ka buxhete të jashtëzakonshme për të përballuar këto situata, por sipas saj ato, vidhen. “Unë po e nis me situatën emergjente që është në zonën time elektorale. Delvina dhe Himara kanë qenë më të prekura, dhe siç e thatë ju në rastet më të veçanta janë evakuar dhe banorë. E gjithë kjo vjen si një rezultat i dështimit të shtetit, sepse situata të këtilla parandalohen, dhe në rast se nuk parandalohen dot sepse mund të jenë fatkeqësi natyrore, shteti merr masa për ti trajtuar ato në mënyrë profesionale dhe për të pasur gati emergjencat civile. E them...