Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit të një Kuvendi të ngrirë
Kosova E Hënë, 28 Korrik 2025 20:56 Deri më 8 gusht Kuvendi i Kosovës nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar legjislaturën e nëntë. Njohësit e çështjeve kushtetuese shpresojnë që Gjykata Kushtetuese të sjellë jo vetëm një vendim të shpejtë, por edhe të qartë, ndryshe rrezikohet një krizë e rëndë. ”Përtej diskursit politik, besoj që Kosova ka hyrë në një krizë e cila nuk është më vetëm kushtetuese e politike, por edhe drejtpërdrejt me pasoja ekonomike dhe sociale. Në një situatë të tillë, vendi rrezikon që, përkundër masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, pas skadimit të këtij afati ose në rast të një vendimi të paplotë, të hyjë në një krizë më të thellë atë se...