Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Epoka si trajner drejt fundit? Guardiola zbulon planin: Ja kur do ndalem
Pep Guardiola ka dhënë një sinjal të fortë për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se epoka e tij si trajner është drejt fundit. Në një intervistë për GQ Hype, tekniku i Manchester City ka zbuluar se pas kësaj “faze” me klubin anglez, do të tërhiqet nga stoli i trajnerit për të marrë një pushim të mirëfilltë. “E di që pas kësaj faze me Cityn do të ndalem. Kjo është e sigurt, është vendosur – më shumë se e vendosur,” – deklaron Guardiola, pa përcaktuar një afat të saktë kohor për largimin. “Mund të jetë një vit, ose më shumë, por vendimi është marrë.” Trajneri katalanas nënvizon se arsyeja nuk lidhet me lodhjen fizike apo rezultatet, por me nevojën për t’u përqendruar te vetja dhe...