Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kryepeshkopi Joani rrëfen sfidat dhe miqësinë me Ramën, kryeministri: Flisnim për fenë
Edi Rama dhe Joan Pelushi TIRANË- Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi, ka qenë i ftuari i sotëm në podcast-in “Flasim” me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit rrëfeu miqësinë e vjetër, që në vitet ’80, me kreun e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Rama zbuloi për ndjekësit e tij se me At Joanin, kishte një lidhje të vjetër, që në kohën kur kryepeshkopi punonte në një spital psikiatrik. Rama: Ne kemi njohje shumë të vjetër dhe kemi folur për këto tema duke bërë ecejake mbrëmjeve në rrugën Myslym Shyri deri pas mesnate, flitet për vitet ’80 dhe as nuk mendohej që ne do të dilnim në botën e lirë dhe do të kishim lirë të praktikonim fenë. Ju kishit një...