Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri nëpërmjet ‘Hawala’, SPAK sekuestron pasuritë e Ervis Ferizajt dhe Përparim Kalbajt
SPAK ka njoftuar këtë të hënë se ka sekuestruar pasuritë e Ervis Ferizajt dhe Përparim Kalbajt në Shqipëri, të cilët më 20 korrik u arrestuan për transferimin e miliona eurove të gjeneruara nga traikimi i drogës nga Zvicra përmes sistemit “Hawala”. NJOFTIMI I SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme) ka vijuar hetimet në lidhje me procedimin penal nr.49/3 viti 2023, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafiku i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 283/a, 287, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve E.F, B.F dhe P.K. Gjatë hetimeve paraprake janë kryer...