Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Tom Lehrer, satiristi i famshëm amerikan, ndërron jetë në moshën 97 vjeçare
Tom Lehrer, satiristi i njohur amerikan, i cili fitoi famë për këngët e tij satirike që tallnin politikën, racizmin dhe Luftën e Ftohtë, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur David Herder, miku i tij i hershëm, i cili njoftoi se Lehrer ka ndërruar jetë të shtunën në shtëpinë e tij në Kembrixh, Massachusetts. Ai nuk specifikoi shkakun e vdekjes.Lehrer ishte i njohur për baladat e tij komike dhe të errëta, të cilat shpesh herë provokonin dhe ngacmonin tema të ndjeshme, siç janë politika dhe feja. Disa nga këngët më të njohura dhe të kontestuara të tij përfshinin “Poisoning Pigeons in the Park”, “The Old Dope Peddler”, dhe “The Vatican Rag”, një këngë që tallte ritet dhe ceremonitë e Kishës...