Mourinho: Gruaja e Benitezz të interesohet për burrin e saj e jo për mua!

Mourinho: Gruaja e Benitezz të interesohet për burrin e saj e jo për mua!

Në vitin 2015, gruaja e Rafa Benítez, pasi bashkëshorti i saj u emërua trajner i Real Madridit, tha: “Real Madridi është i treti nga ish-ekipet e José Mourinhos që Rafa ka drejtuar. Ne ia pastrojmë rrëmujën.” Nuk vonoi përgjigjja lakonike e Mourinhos: “Me gjithë respektin e duhur, zonja është pak e hutuar. Nuk po qesh, sepse bashkëshorti i saj shkoi te Chelsea për të zëvendësuar Roberto Di Matteo, dhe te Real Madrid për të zëvendësuar Carlo Ancelottin. I vetmi klub ku burri i saj më zëvendësoi ishte Interi, dhe në vetëm gjashtë muaj ai shkatërroi ekipin më të mirë në Evropë në atë kohë. Dhe që ajo të mendojë për mua dhe të flasë për mua? Mendoj se do ishte më mirë të përdorte kohën...