Leao shkëlqen si “9”, Allegri ka gjetur çelësin. Rafa i ri është gati për të “fluturuar”

Leao shkëlqen si “9”, Allegri ka gjetur çelësin. Rafa i ri është gati për të “fluturuar”

Është ende futboll vere, por te Milani muzika duket se ka ndryshuar. Dora e Massimiliano Allegrit po ndjehet dhe tifozët, që i janë përgjigjur me entuziazëm fazës së parë të fushatës së abonimeve, kanë marrë sinjale premtuese, mbi të gjitha nga Rafael Leão. Portugezi, për herë të parë i qartë dhe konkret përpara portës, është aktivizuar si “9” i vërtetë në miqësoren ndaj Liverpool-it, duke hapur hapësira të mëdha për kundërsulmet e kuqezinjve. Lëvizje tipike të Milanit të ri “allegrist”, që po bazohet te vuajtja në mbrojtje dhe rrezikshmëria në tranzicion si armët kryesore. Një stil loje që mund të funksionojë shumë mirë ndaj skuadrave që luajnë hapur me topin, por më pak ndaj atyre që do të mbyllen në “San Siro”, gjatë sezonit. Prandaj,...