Përgjigjja e Club Brugge për Jasharin vonon, por sinjali i qartë vjen nga… dhoma e zhveshjes

Përgjigjja e Club Brugge për Jasharin vonon, por sinjali i qartë vjen nga… dhoma e zhveshjes

“Telenovela” për transferimin e Ardon Jasharit te Milani rrezikon të ketë mbërritur në episodin vendimtar. Një “trailer” e ka dhënë Igli Tare, drejtori sportiv i kuqezinjve, i cili dje ka dhënë një deklaratë për “Gazzetta dello Sport”, në të cilën bëri përmbledhjen e negociatave me Club Brugge për Ardon Jasharin: “Jemi në marrëdhënie të mira me Brugge, kemi bërë një ofertë të mëtejshme për Jasharin, ofertë që e konsiderojmë shumë të rëndësishme dhe të denjë për vlerën e lojtarit. Nuk kemi ndërmend të shkojmë më tej”. Pritja – Rilançimi, pra, ka ndodhur. Milani ka rritur ofertën në 33.5 milionë euro, plus bonuse, duke kaluar shifrën fikse prej 35 milionësh, me shtesa të tjera që mund ta çojnë paketën totale në rreth 38 milionë euro. Tani...