I bashkohet yjeve të përjetësisë, Violeta Sekuj, një korçare që u rrit me mëkim shpirtëror në tempullin e korifenjve, Teatrin ‘Migjeni’

I bashkohet yjeve të përjetësisë, Violeta Sekuj, një korçare që u rrit me mëkim shpirtëror në tempullin e korifenjve, Teatrin ‘Migjeni’

Nga Albert Vataj Ka jetë që digjen ngadalë si qirinj të vegjël, dhe ka jetë që rrezatojnë si një dritare e hapur mbi kohën. Jeta e Violeta Sekujt është nga ato që mbeten, nga ato që zgjaten përtej kufirit të vetvetes, duke dhënë prej shpirtit atë që arti kërkon më shumë se çdo gjë tjetër: një të vërtetë njerëzore.I bashkohet yjeve të përjetësisë, Violeta Sekuj, një korçare që u rrit me mëkim shpirtëror në tempullin e korifenjve, Teatrin “Migjeni”, në atë institucion që e ktheu artin në besim dhe çdo rrahje zemre në ovacione dhe duartrokitje, aty ku për dekada, veprimtaria krijuese, puna dhe përkushtimi, pasioni dhe vlerat, arritën të shkruanin një nga faqet më të vezullimta të traditës shqiptare të artit skenik, aty ku...