Zenit nuk pagoi më shumë për Dakun në verë, sulmuesi shqiptar”hakmerret” dhe i shënon skuadrës ruse në fundin dramatik të ndeshjes

Zenit nuk pagoi më shumë për Dakun në verë, sulmuesi shqiptar”hakmerret” dhe i shënon skuadrës ruse në fundin dramatik të ndeshjes

Mirlind Daku i ka treguar Zenit Saint Petersburg se Rubin Kazan kishte të drejtë të kërkonte shumë para për ta lënë të lirë gjatë merkatos së verës. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në ndeshjen e sotme mes dy skuadrave, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 90-të për t’i dhënë Rubin Kazan një pikë të vlefshme në një sfidë që përfundoi 2-2. Pavarësisht një dëmtimi në vesh, që e detyroi të luante me tapë mbrojtëse, Daku ishte shumë aktiv gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk ndali së kërkuari rrugën drejt golit kundër një prej skuadrave më të forta në futbollin rus. Zenit kaloi në avantazh dy herë në pjesën e parë, por Rubin reagoi në pjesën e dytë me golin e Hoxhës. Në fund, golin vendimtar...