178 mijë euro për panele, 88 mijë euro humbje: Si po investohen paratë në Portin Durrësit që do të zhvendoset

178 mijë euro për panele, 88 mijë euro humbje: Si po investohen paratë në Portin Durrësit që do të zhvendoset

Porti i Durrësit pritet të zhvendoset në Porto Romano, ndërsa hapësira aktuale do t’i nënshtrohet projektit të Durrës Marina. Por ndërsa koha e largimit afrohet, Autoriteti Portual Durrës vijon të investojë në godinat dhe infrastrukturën e portit ekzistues. Një prej rasteve më konkrete është tenderi për instalimin e paneleve fotovoltaike. Në muajin qershor, Autoriteti Portual Durrës hapi një procedurë me fond limit 178 mijë euro pa TVSH për projektimin, instalimin, ndërtimin dhe kolaudimin e 368 moduleve fotovoltaike. Sipas dokumenteve të tenderit, këto panele parashikohet të prodhojnë, në kushte optimale, rreth 264 mijë kilovat/orë energji në vit. Qëllimi është i qartë: energjia e prodhuar nga panelet do të përdoret për nevojat e godinave të Autoritetit Portual, duke ulur faturën e energjisë elektrike. Por pikërisht këtu nis...