Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zjarret në Shqipëri, PD akuzon qeverinë: Rama e ka bërë ushtrinë e një vendi të NATO-s, organizatë që shkon të fikë flakët me shkurre dhe pagure
1/3 e bashkive të vendit po luftojnë me flakët në këto ditë të nxehta. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka pasur 29 vatra zjarri në 19 bashki. 17 vatra zjarri janë ende aktive, ndërsa 9 janë në monitorim. Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë dronët Bayraktar të Forcave Ajrore për të vlerësuar nivelin e rrezikut. Partia Demokratike përmes një reagimi zyrtar ka bërë qeverinë përgjegjëse për situatën. “Zjarret, përmbytjet, fatkeqësitë natyrore përsëriten në Shqipëri, si në të gjithë botën, dhe kjo nuk është në dorë të qeverive, por përgatitjet, gatishmëria, vullneti, janë detyrë dhe në dorë të tyre”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD. Deklarata e PD Nga...