Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Deputeti Ardit Bido pas zjarrit në Kopaçez: S’ka më justifikime, çdo dorë do ta ndjejë ligjin!
Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Socialiste për zonën e Delvinës, Ardit Bido, ka reaguar përmes një deklarate në rrjetet sociale lidhur me situatën pas zjarrit të madh që përfshiu fshatin Kopaçez. Sipas Bidos, ndërhyrja e shpejtë e strukturave shtetërore bëri të mundur shmangien e një tragjedie njerëzore, ndërsa aktualisht vijon puna intensive për normalizimin e plotë të situatës në terren. Ai njoftoi se furnizimi me energji elektrike është rikthyer në zonë, ndërkohë që po punohet për riparimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili ka lënë pa ujë të pijshëm tre fshatra. “S’ka më justifikime: vigjilencë totale dhe çdo dorë do ta ndjejë ligjin!”, deklaroi me tone të forta Bido, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj autorëve të mundshëm të zjarreve të qëllimshme. Ai shtoi se,...