Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Jaht, Rolex, makina luksoze dhe miliona euro/ Cilët janë biznesmenët që goditi SPAK, trafik droge nga Amerika Latine në Europë
16 persona kanë vënë nën hetim pas aksionit të SPAK në disa qytete të vendit. Gjithashtu u arrestuan edhe disa biznesmenë, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine në disa shtete të Evropës. Vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosman, Ermir Ndreaj pronar i disa kompanive, si dhe Ilir Lloshi u arrestuan përkatësisht në Palasë dhe Elbasan. Plarent Dervishajtdhe Erion Alibejt, iu komunikuan akuzat në ambientet e paraburgimit, ku mbahen për vepra të tjera të rënda penale, si vrasje dhe atentate. Goditja e grupit erdhi pas zbërthimit të qindra komunikimeve në Sky ECC por dhe dëshmisë e të penduarit Erion Alibej. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), me vendimin e datës 15.05.2024, ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 184/1...