Pamje apokaliptike në Qafë Buall, zjarri përfshin masivin pyjor

Pamje apokaliptike në Qafë Buall, zjarri përfshin masivin pyjor

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer pasditen e së shtunës në zonën e Qafës së Buallit, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha pranë fshatit Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, janë përhapur me shpejtësi, duke kaluar kufirin administrativ të Bashkisë Bulqizë dhe duke u afruar rrezikshëm pranë një pike karburanti dhe disa bizneseve përgjatë Rrugës së Arbrit. Banorët e zonës kanë ngritur alarmin për situatën, të cilën e konsiderojnë kritike, dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga zjarrfikësit, bashkitë përkatëse si dhe ndihmë nga Forcat e Armatosura. Tymi i dendur dhe flakët kanë mbuluar pjesë të segmentit rrugor, duke vështirësuar qarkullimin dhe shtuar rrezikun për automjetet që kalojnë në këtë...