Tragjedi në Shqipëri / Vdes 7-vjeçari në aksident, prindërit…

Tragjedi në Shqipëri / Vdes 7-vjeçari në aksident, prindërit…

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, duke lënë pasoja tragjike për një familje nga Kalivaçi. Rreth orës 14:30, automjeti që drejtohej nga shtetasi B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me makinën e një shtetasi ukrainas, V. T., 38 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën rrugës për në spital një fëmijë rreth 7 vjeç, djali i çiftit shqiptar që ndodhej në njërën nga makinat. Prindërit e tij, B. D. dhe S. D., kanë marrë plagë të lehta. Nga përplasja janë lënduar gjithashtu edhe drejtuesi ukrainas dhe një pasagjer që udhëtonte me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital. Policia dhe grupi hetimor...