Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dështon sërish seanca në Kosovë, përpjekja e fundit në mbrëmje, nga nesër hyn në fuqi vendimi i kushtetueses
Deputetët e zgjedhur e zgjedhur të kuvendit të Kosovës dështuan sërish sot në tentativën e fundit për konstituim përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Drejtuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca do të vazhdojë sërish në orën 22:00, për një tentativë të fundit, të 54-t. Në vendimin e një muaji më parë Gjykata Kushtetuese urdhëroi që brenda afatit prej 30 ditësh të përfundojë procesi i konstituimit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendi. Në të kundërt, pas kësaj date, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit pasi gjykata ka vendosur një masë të përkohshme deri më 8 gusht. Në arsyetim, Gjykata tha se nëse nuk do të vendosej...