Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Egnatia, Vllaznia e Dinamo mbajë “gjallë” Superioren, largohemi nga “zona e kuqe” e UEFA-s
Nga ferri në parajsë, pa frikë mund të konsiderohet ky edicion i ekipeve shqiptare në Evropë, të paktën deri më tani. Fillimisht kuqezinjtë, në xhiron e parë, përjetuan makthe teksa ekipi më i mirë në vend, Egnatia, u eliminua me trup nga Champions League, mori një “shuplakë” të fortë nga Breidablik. Jo vetëm Egnatia, nga xhiro e parë, madje në Conference League, u eliminua edhe Partizani. Për fat të mirë, situata ndryshoi totalisht, në raundin e dytë të Conference League, ku Vllaznisë dhe Dinamos iu bashkua edhe Egnatia. Në aktin e parë, të tre ekipet shqiptare morën fitore, madje Egnatia dhe Dinamo triumfuan në transfertë. Suksesit të tyre, iu bashkua edhe Vllaznia me një fitore me përmbysje, aspak të pritur, ndaj një rivali të fortë...