Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vdiq në qeli, familja e Besnik Koçiut akuzon institucionet: Duam hetim, të mos mbyllet si një statistikë
Dy ditë pasi i paraburgosuri Besnik Koçiu, ndërroi jetë në QSUT, pasi u gjet pa ndjenja në qelin e tij, familjarët akuzojnë institucionet për neglizhencë dhe mungesë të trajtimit mjekësor, pavarësisht gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Në një letër të hapur, familja e të ndjerit pohon se 51-vjeçari ishte i diagnostikuar me diabet të avancuar, ishemi, trombozë dhe me status invaliditeti, por këto fakte nuk u morën parasysh nga autoritetet gjatë hetimit dhe gjykimit. Ai ishte arrestuar pas një ngjarjeje aksidentale, ku një person ishte plagosur nga një armë sportive. I plagosuri e kishte falur menjëherë dhe nuk kishte kërkuar ndjekje penale. Sipas familjes, Koçiu u arrestua dhe iu caktua masa më e rëndë e sigurisë, arrest me burg, pavarësisht dokumenteve mjekësore të paraqitura....