Dosje gati për SPAK, ja shkeljet e rënda të Plarent Ndrecës dhe Sandër Lleshajt me transferimin e pronës së godinës…

Dosje gati për SPAK, ja shkeljet e rënda të Plarent Ndrecës dhe Sandër Lleshajt me transferimin e pronës së godinës…

Një dosje e plotë, e mbështetur në fakte, firma zyrtare dhe vendime të dyshimta të marra me urgjencë, qëndron aktualisht në sirtarët e shtetit, por jo në tryezën e SPAK. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, finalizuar në korrik të vitit 2024, ekspozon një skandal të mirëstrukturuar që përfshin dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme: ish-ministrin Sandër Lleshaj dhe ish-sekretarin e përgjithshëm Plarent Ndreca. Me veprime të njëanshme, të nxituara dhe jashtë çdo standardi ligjor, ata transferuan godinën e Qendrës së Automjeteve të Policisë në një pronë shtatë herë më të vogël, pa asnjë analizë funksionale dhe në kundërshtim të hapur me ligjin për pronat shtetërore. Më keq akoma, “zhvendosja” u shoqërua me abuzim të fondeve të tërmetit të vitit 2019 për...