Zjarri në Delvinë kalon në Borsh, aktive edhe vatra në malin e Dukatit! Forcat zjarrfikëse në terren

Zjarri në Delvinë kalon në Borsh, aktive edhe vatra në malin e Dukatit! Forcat zjarrfikëse në terren

Vijon të jetë aktiv vatra e zjarrit në malin e Dukatit, që po digjet prej disa ditësh. Forcat zjarrfikëse janë prezente në terren ndërsa po punojnë edhe me mjete rrethanore për të shuar flakët. Aktive është vatra e zjarrit që ra ditën e djeshme në fshatrat e Delvinës, ndërsa gjatë orëve të vona të mbrëmjes, si pasojë e erës, u përhap edhe midis fshatrave Borsh dhe Piqeras, të njësisë administrative Lukovë.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Në Delvinë, vazhdojnë flakët në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçës dhe Palavli, ku në terren ndodhen 100 forca. Ndërsa në Ploç të bashkisë së Selenicës, ka përhapje në Velç, Ramicë, Verbas dhe Matogjin. Për shkak të terrenit të vështirë, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri. Reklama në...