Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mesfushori shqiptar kthehet në çështje te klubi belg, reagon trajner: Jashari te Milani? Shumë shpejt gjithçka do të…
Çështja Ardon Jashari vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në ambientin e Club Brugge, por trajneri Nicky Hayen ka dhënë sinjale për qartësim të afërt. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Pro League kundër Genk, tekniku i belgëve konfirmoi rikthimin e mesfushorit me origjinë shqiptare në grupin stërvitor, duke theksuar se: “Jashari? Gjithçka do të sqarohet së shpejti.” Jashari kishte munguar në foton zyrtare të ekipit disa ditë më parë, duke nxitur spekulime për largimin e afërt drejt Milanit, por trajneri Hayen qetësoi situatën: “Ai është stërvitur me ne për dy ditë dhe po shkon mirë: ai sjell cilësi dhe është e këndshme të jesh me të. Ajo që ndodh mbi kokat tona është përtej kontrollit tonë, nuk jam i shqetësuar...