Publikohet dokumenti i plotë, çfarë parashikon drafti i Kodit të ri Penal

Publikohet dokumenti i plotë, çfarë parashikon drafti i Kodit të ri Penal

Ministria e Drejtësisë prezantoi sot më 25 korrik draftin e ri të Kodit Penal. Ai do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë të konsultimit publik. Por çfarë parashikon drafti i ri? Kodi i ri Penal ka disa risi, që nga dispozitat e posaçme për riparimin e dëmit të shkaktuar viktimës, ridimensionimi tërësor i dënimit penal, duke vendosur kritere objektive për caktimin e dënimit nga gjykata duke shmangur arbitraritetin dhe zbatimin preferencial të ligjit penal, masat edukative për të miturit e deri tek ato të martesës apo veprat penale kundër kafshëve. LIRIMI ME KUSHT I TË DËNUARVE ME BURG PËRJETË Sipas draftit, parashikohet mundësia që një i dënuar me burgim të përjetshëm të lirohet me kusht, por kjo mund të ndodhë vetëm në rrethana shumë të...