Zjarr në Ibë të Tiranës, digjet nënstacioni elektrik, zjarrfikëset izolojnë flakët

Zjarr në Ibë të Tiranës, digjet nënstacioni elektrik, zjarrfikëset izolojnë flakët

Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Një zjarr i fuqishëm është regjistruar pasditen sotme në kryqytet. Zjarri ka përfshirë një objekt në zonën e Ibës, në periferi të Tiranës, ndërsa bëhet me dije se ështe djegur një transformator. Megjithatë, pamjet nga vendngjarja tregojnë tymin e zi që ka mbuluar të gjithë zonën. Sakaq mësohet se tre mjete zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, të cilët kanë izoluar flakët, duke shmanguar kështu edhe përhapjen e tyre drejt ndërtesave të tjera aty pranë./ZËRI