“Edi Rama ka etje për tulla dhe llaç”, Çollaku shpërthen: Kryeministri bashkëpunon me bosët e kokainës

“Edi Rama ka etje për tulla dhe llaç”, Çollaku shpërthen: Kryeministri bashkëpunon me bosët e kokainës

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar denoncimin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili një ditë më parë publikoi emrat e organizatave kriminale që Edi Rama u ka dhënë leje ndërtimi në këmbim të përdorimit të tyre në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë bisedës në një emision televiziv, Çollaku u shpreh se, Edi Rama i porosit vetë kullat, prandaj dhe nuk pyet se nga vijnë paratë për ti ndërtuar edhe pse ai i di. ‘Verbëria e tij për llaç dhe tulla e ndërtesa të larta është një azmë e re për kryeministrin. Jo nuk i sheh, por i lejon, i porosit. Është fasoneria kryesore me të cilën merret ky kryeministër. Në çdo faqe publike ku futesh të këtyre zyrave ku bëhen dosjet, ato janë...