Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fundi i afatit të dhënë nga Kushtetuesja, Ambasadorët kërkojnë Kuvend e Qeveri të re në Kosovë
Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52-të, një ditë para skadimit të afatit të vënë nga Gjykata Kushtetuese për finalizimin e procesit. Diplomatët perëndimorë shprehën shqetësim për krizën institucionale, teksa qytetarët gjithnjë e më shumë po humbin besimin për një marrëveshje midis partive.Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, iu ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të shfrytëzojnë orët e pakta që kanë mbetur para se të përfundojë afati prej 30 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese në qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Guerot ishte pjesë e grupit të ambasadorëve që sot shkuan në Kuvend për të marrë pjesë seancën konstituive duke shpresuar se deputetët kosovarë do të shfrytëzonin një nga shanset e fundit për të zbatuar obligimin e...