Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Merret vendimi surprizë, Real Madrid heq nga lista e shitjes lojtarin e njohur.
25 Korrik 2025 18:26 Telesport Dani Ceballos nuk do të largohet nga Real Madrid, të paktën këtë verë. Drejtuesit e klubit madrilen kanë marrë një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e mesfushorit andaluzian, i cili nuk do të largohet nga Real Madrid. E vetmja mënyrë që ai të largohet këtë verë nga Madridi, është nëse vjen një ofertë mbi 20 milionë euro, gjë që duket e vështirë të ndodhë. Edhe pse për mesfushorin ka pasur interes nga Betis, Milan dhe ekipe të tjera, ka qenë vetë Florentino Perez dhe drejtuesit e tjerë të Real Madrid, të cilët e kanë informuar 28-vjeçarin se ai është pjesë e planeve të Xabi Alonso, i cili dëshiron të mbështetet tek ai për sezonin e ardhshëm. Mesfushori është...