Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Një tjetër “pentito” për Veliajn? Zbardhet dëshmia e biznesmenit Gent Sula: 110 mijë euro nuk ia dhashë unë Ajola Xoxës
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj TIRANË- Pas financieres Adela Kondakçi, e cila u bë e penduara e drejtësisë, një tjetër dëshmitar është bërë "i penduar" për Ajola Xoxën dhe kryebashkiakun e arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Në shkrimin e publikuar nga "CNA", raportohet se bëhet fjalë për personin e hetuar me inicialet G. S., por në dokumentin e dosjes së SPAK bëhet me dije edhe emri i tij, Gentian Sula. Ndër të tjera në shkrim bëhet me dije se personi në fjalë fillimisht mori përsipër shumën prej 220 mijë eurosh të gjetur në firmën “Partners Law”. Por më pas, gjatë hetimeve ka ndryshuar qëndrim dhe ka bashkëpunuar me SPAK. Dokumenti I pyetur në lidhje me shumën 115 000 euro, e gjetur dhe sekuestruar...