Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Shqiptarë që udhëtoni me vizë amerikane? Ja çfarë duhet të dini për kohëzgjatjen e qëndrimit
                            Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt SHBA me vizë turistike. Sipas ambasadës, kohëzgjatja e qëndrimit në SHBA nuk përcaktohet nga data e skadencës së vizës, por nga vendimi i oficerit të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në momentin e mbërritjes në territorin amerikan. “Kohëzgjatja e qëndrimit të një vizitori ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara përcaktohet nga oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit, jo nga data e skadencës së vizës,” thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar sot nga Ambasada në rrjetet sociale.