Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            “Sa kohë mund të qëndroj në SHBA?”, Ambasada Amerikane sqaron qytetarët
                            Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA. Sipas njoftimit: “Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit tuaj përcaktohet nga Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) në momentin e mbërritjes suaj”. Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit vendos datën “prano deri më…” në momentin e mbërritjes, jo nga data e skandencës së vizës.