Calafiori jep “kushtrimin” axurr: E papranueshme që Italia të mungojë sërish në Botëror

Calafiori jep “kushtrimin” axurr: E papranueshme që Italia të mungojë sërish në Botëror

“Do të jetë një sezon i madh për Riccardo. Dua vetëm që ai të jetë në dispozicion dhe të luajë në nivelin e tij, sepse transmeton atë energji që i duhet skuadrës”. Këto janë fjalët e Mikel Artetës për Riccardo Calafiori. Ish-mbrojtësi i Bologna buzëqesh dhe përgjigjet. “Sezonin e kaluar më ndalën dëmtimet, sepse në ndeshjet ku kam luajtur mendoj se kam dhënë gjithmonë përgjigjen e duhur. Pikërisht për këtë tani mendoj vetëm të punoj mirë dhe të arrij formën më të mirë. Jam gati”, – tha ai për “Gazzetta dello Sport”. Përshtatja me Premier League nuk ka qenë problem për ju. Cili është sekreti?Intensiteti në Angli është krejtësisht ndryshe nga ai në Itali, por për mua nuk ka qenë aspak problem të përshtatem. Madje...