Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Ksamili, që në hyrje me imazh të ri
Zhvillimi i vrullshëm i biznesit turistik vendas në Ksamil, duket se ka vënë “detyra” edhe për qeverisjen.Ato janë konkretizuar me projekte seroze investimesh, të cilat po e përgatisin në një mënyrë shumë më cilësore Ksamilin për sezonin turistik 2025. Një prej këtyre projekteve do t’i japë fund hyrjes për në Ksamil, nëpërmjet një rruge pa gjerësinë e nevojshme, pa sinjalistikë dhe pa ndriçim, mungesa këto që shpesh janë bërë shkak për aksidente. Kësaj situate është duke iu dhënë fund, me investimin e Qeverisë Shqiptare, me zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Është fjala për projektin që përmirëson transportin lokal dhe urban, me ndërhyrje në rrugë dhe trotuare. Për shkak të terrenit të vështirë, gërmimi në krah të rrugës ekzistuese për hapjen e trasesë së re, ka...