Në kërkim nga Italia/ Arrestohet në Cërrik 52-vjeçari, pritet ekstradimi

Në kërkim nga Italia/ Arrestohet në Cërrik 52-vjeçari, pritet ekstradimi

Policia e Shtetit Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 56”. Kapet në Cërrik dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 52-vjeçar në kërkim ndërkombëtar. 52-vjeçari kërkohej nga autoritetet italiane, për disa vepra të rënda penale. Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 56”. Në kuadër të këtij operacioni, në Cërrik, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 52 vjeç, banues në Cërrik. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Dhuna seksuale”, “Rrëmbim personi”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e...