Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në doganë, duke shkaktuar radhë të gjata. Për shkak të tymit, për gati dy orë u bllokua kalimi në pikën kufitare të Kakavijës. Era ka favorizuar flakët, duke e përhapur zjarrin në pjesën veriore të fshatit, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Në vendngjarje kanë shkuar 7 zjarrfikëse nga Qarku i Gjirokastrës, të cilat kanë bërë të mundur të nxjerrin nga shtëpitë disa të moshuar, banesat e të cilëve u përfshinë nga flakët. Sipas kryetarit të bashkisë Dropull, ka dëme në banesa. Situata në Kakavijë është normalizuar, pasi në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë ardhur dy avionë nga pala greke, të cilët kanë bërë të mundur...