Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Rrëmbim kriminal në mes të natës’/ Blushi: Dhuna brutale e pajustifikuar e banditëve me uniformë
Sekretari i Përgjithëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në rrjetet e tij sociale në lidhje me rrëmbimin e Kryetarit të Ballit Kombëtar, z. Adriatik Alimadhi. Në rrjetet sociale bashkangjitur me videon Blushi shprehet se ky është një rrëmbim kriminal dhe dhunë e pajustifikuar e banditëve me uniformë të Narkopolicisë. Reagimi i plotë: Rrëmbimi kriminal në mes të natës dhe dhuna brutale e pajustifikuar e banditëve me uniformë të Narkopolicisë ndaj Kryetarit të Ballit Kombëtar, Z. Adriatik Alimadhi është vijim i represionit mafioz shtetëror të urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama ndaj drejtuesve të opozitës. Dënojmë me forcën më të madhe këtë akt shumë të rëndë, një tjetër atentat politik ndaj pluralizimit politik dhe dëshmi e panikut të thellë e përpëlitjeve të fundit të...