Mbyllet saga e ankimimeve, Kolegji Zgjedhor i hap rrugën KQZ-së për certifikimin e zgjedhjeve

Mbyllet saga e ankimimeve, Kolegji Zgjedhor i hap rrugën KQZ-së për certifikimin e zgjedhjeve

Kolegji Zgjedhor ka mbyllur zyrtarisht procesin e ankimimeve për zgjedhjet e 11 majit, duke rrëzuar 12 paditë e paraqitura nga Partia Demokratike. Mes tyre ishin edhe ankesat e fundit për qarqet Elbasan, Durrës dhe Fier, shkruan A2 CNN. Ky vendim i hap rrugën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare. Në një reagim për mediat pas vendimit, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, kritikoi ashpër procesin gjyqësor, duke e cilësuar hetimin si të cekët dhe të pabazuar. “Komisioni nuk u thellua në hetime. Një trajtim sipërfaqësor. Ky proces është shoqëruar me disa gjëra që habisin. Ju patë që përfaqësues të KQZ-së deklaruan se raportet e OSBE-së nuk janë provë…”, tha – Marash Logu, përfaqësues ligjor i PD-së. Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor...