Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Operacioni i ‘heshtur’ i Belës në Fier: Nga Veliaj te Subashi
Menjëherë pasi mori detyrën si drejtuese politike e Qarkut të Fierit, Belinda Balluku ndërmori një operacion “fshesa” në strukturat e Partisë Socialiste në Fier dhe thuajse në gjithë qarkun. E ngarkuar fuqiplotë nga Rama, pasi pastroi Erion Veliajn në Tiranë dhe vazhdon të pastrojë njerëzit e tij, gjeti kohë të pastrojë edhe në vende të tjera ata që i cilëson privatisht, në biseda me miqtë, si “mbeturina të Lali Erit”, ose thënë ndryshe, mbështetës të tij. Armando Subashi ishte njëri prej tyre. Por, duke qenë se Armando është i votuar, Bela nisi punën me një sherr me kryetaren e PS-së në Fier, e cila njihet në qytet si “këshilltare” e afërt e kryetarit, përveç posteve drejtuese që ka mbajtur në bashki. Adela Hysenaj ishte zgjedhur...