Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarr në kishën e Kakavijës, flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth
Një zjarr ka rënë në ambientet rrethuese të kishës së fshatit Kakavije, e cila ndodhet në qendër të fshatit. Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve duke rritur rrezikun për banesat përreth. Në vendngjarje po shkojnë forcat zjarrfikëse për të izoluar vatrën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat e banuara. Policia e kufirit të gjelbër dhe jo Frontex po ndihmojnë në evakuimin e banorëve. Ndërhyrja e shpejtë është thelbësore për të mbrojtur kishën dhe komunitetin lokal. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën nga afër dhe bëjnë apel për kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta.