Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari
Policia e Finiqit ka nisur procedimin penal ndaj një 59-vjeçari, pasi ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 23.07.2025, rreth orës 21:30, ka ndezur zjarr në zonën e quajtur “Mali i Finiqit”, dhe si pasojë janë djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi të dendur. “Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 59 vjeç, banues në Finiq. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 23.07.2025, rreth orës 21:30, ka ndezur zjarr...