Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Altin Hajri është shpërblyer nga Edi Rama me datën 26 mars me leje ndërtimi për pallat 21-katësh! Leje ndërtimi ka marrë edhe klani Çela në Elbasan
Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar me denoncimet ndaj bandave dhe klaneve mafioze, të cilat u shpërblyen nga kryeministri Edi Rama me leje ndërtimi, për vjedhjen dhe blerjen e zgjedhjeve të 11 majit. ‘Vrasësi brutal Altin Hajri është shpërblyer nga Edi Rama me datën 26 mars me leje ndërtimi për pallat 21-katësh! Leje ndërtimi ka marrë edhe klani Çela në Elbasan’, theksoi Berisha gjatë konferencës për mediat në selinë blu. Berisha: Jo vetëm ai. Altin Hajri, famoz, vrasës brutal, një njeri, pronar lokali në të cilin u nda në copa trupi i Jan Prengës, gjoja në kërkim, merr pjesë aktive në fushatën elektorale dhe kërcënon demokratët. Ky vrasës i shpërfytyruar thuhet se ka paguar për të shmangur akuzën për vrasjen në fillim gjer në...