Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mazniku dhe Klosi takim me disa kryebashkiakë: Dorëheqjet masive janë strategji për integrimin
Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku këtë të enjte është ndalur në qarkun Dibër ku zhvilloi një takim me katër kryetarët e bashkive të këtij qarku. Takimi u zhvillua në kuadër të ristrukturimit të pushtetit vendor, një nismë e para disa ditëve që u lançua nga kryeministri Edi Rama i cili ju kërkoi drejtuesve të bashkive në të gjithë vendin që të ndryshojnë të gjithë administratorët e njësive administrative dhe të gjithë drejtuesit e institucioneve në nivel vendor. Mazniku ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Ai po ashtu tha se këto ristrukturime vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian ku synohet që të ketë shërbime më të mira ndaj qytetarëve. Klosi tha se transformimi është një kërkesë që duhet...