Hamleti i vërtetë/ Heroi viking i veprës folklorike norvegjeze që frymëzoi Shekspirin

Hamleti i vërtetë/ Heroi viking i veprës folklorike norvegjeze që frymëzoi Shekspirin

Nga Jóhanna Katrín Friðriksdóttir Hakmarrja është një nga temat qendrore në traditën narrative norvegjeze. Synimi i saj ishte të rivendoste nderin e nëpërkëmbur të një personi apo të familjes së tij. Nëse një fyerje nuk ndiqej nga një reagim hakmarrës, kjo sjellje nënkuptonte përjashtimin e dikujt nga shoqëria e lashtë norvegjeze. Historia e princit viking Almet (Amlóði në norvegjishten e vjetër), është një nga rrëfimet e shumta që përqendrohen tek hakmarrja e pamëshirshme e një personazhi, pavarësisht nga rreziqet që përfshin ajo. Diçka e tillë është mjaft e njohur në kulturën norvegjeze, pasi për të ka aludime të shumta në burimet mesjetare. I vetmi version i plotë i ruajtur nga periudha mesjetare, është ai i treguar nga kleriku danez Sakso Gramatikus në veprën e tij monumentale “Veprat e danezëve” (Gesta Danorum), e cila u shkrua në latinisht në fillimin...