Begaj në Sinjë të Beratit, viziton Kishën ‘Fjetja e Hyjlindëses Mari’: Të ruajmë vlerat tona të harmonisë fetare

Begaj në Sinjë të Beratit, viziton Kishën ‘Fjetja e Hyjlindëses Mari’: Të ruajmë vlerat tona të harmonisë fetare

Presidenti Bajram Begaj, gjatë vizitës në Sinjë, ku ishte për të nderuar Kuvendin e Sinjës, i shoqëruar nga Metropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësi Asti, vizitoi kishën “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, monument kulture i kategorisë së parë. “Të ruajmë vlerat tona të bashkëjetesës e harmonisë fetare duke nderuar e ruajtur pasuritë kulturore e historike. “Fjetja e Hyjlindëses Mari” në Sinjë, Berat, me afreskun e saj historik të shekullit XI, është një ndër kishat më të veçanta për pozicionin e saj në zemër të malit” – shkroi Kreu i Shtetit në facebook pas kësaj vizite.