Operacion në Fier, ish-nënkryetarja e bashkisë në “arrest shtëpie”. Pezullime nga..

Operacion në Fier, ish-nënkryetarja e bashkisë në “arrest shtëpie”. Pezullime nga..

Një operacion i gjerë është kryer nga policia në qytetin e Fierit. Siç raportohet nga uniformat blu janë arrestuar dhe pezulluar nga detyra disa persona. Në mesin e tyre, është edhe ish-nënkryetarja e bashkisë Fier, Adela Hysenaj, ndaj së cilës është lëshuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Hysenaj ka mbajtur postin e ish-Drejtoreshës së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në këtë bashki. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pas një pune hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, ka finalizuar operacionin policor “Parking”. Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë: – “Arrest në shtëpi” për shtetasen A. H., 34 vjeçe,...