EMRAT/ Shkelje në procedurat e tenderave dhe falsifikim, burg për ish-drejtoreshën e ARRSH Sonila Qato

EMRAT/ Shkelje në procedurat e tenderave dhe falsifikim, burg për ish-drejtoreshën e ARRSH Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin për çështjen penale në ngarkim të 10 të pandehurve, të akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimeve publike dhe falsifikim dokumentesh. Çështja u shqyrtua në gjykim të zakonshëm, ndërsa vendimi u dha më 23 korrik 2025 nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Erjon Çela dhe Rudina Palloj. Shtatë nga të pandehurit u deklaruan të pafajshëm, pasi gjykata arriti në përfundimin se faktet për të cilat ishin akuzuar nuk përbënin vepra penale. Të liruar nga akuzat janë Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Arbër Troka, Almir Hoxhaj, Arjana Hasani, Simon Prendi (vetëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve) Katër persona u gjetën fajtorë për veprën penale “Shkelja...