Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”
                            KQZ vendosi që mandatin në koalicionin e Nismës Shqipëria Bëhet ta marrë Kleana Xhuveli. Në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, u vendos që dorëheqjet e kandidatëve për deputetë në listat e mbyllura të koalicionit, nuk ishin miratuar nga KQZ në heshtje, ashtu siç sipas tij ishte pretenduar. Me këtë vendim u zgjidh edhe një ngërç i krijuar mes drejtuesve të koalicionit, ku Lapaj si më i votuari i listës së hapur të koalicionit pretendonte ta merrte vetë mandatin, ndërkohë që vendin e deputetit e pretendoi edhe daja i Endri Shabanit. Po ashtu është miratuar edhe lista shumëemërore e kandidatëve të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Janë dorëzuar në KQZ 12 kërkesa për dorëheqje, të kandidatëve në listën e mbyllur. Ata kanë paraqitur kërkesën për dorëheqje...