Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Hallva, pse dhe kur gatuhet te shqiptarët?
Hallva është një prej ëmbëlsirave më të popullarizuara edhe tek shqiptarët.Fjala Hallvë apo “helva”, rrjedh nga gjuha arabe që do të thotë e ëmbël. Por kjo nuk do të thotë se edhe origjina e ëmbëlsirës është nga Arabia. Deri në shekullin e 18-të në Perandorinë Osmane të gjitha ëmbëlsirat quheshin helvas. Pra hallva mendohet se për herë të parë është përgatitur në Perandorinë Osmane. Gatuhej nga të gjitha shtresat e popullsisë, për raste të ndryshme, veçanërisht për Netët e Mëdha të Fesë islame.Tradicionalisht hallva është gatuar kur një person i caktuar i shpëton ndonjë fatkeqësie.Por, përveç këtyre rasteve hallva përdoret edhe për shpirtin e të vdekurit. Sipas traditave të vjetra turke, besohet se aroma e lëshuar gjatë pjekjes shkon te shpirti i të vdekurit. Aroma...