Raporti/ U rrit krimi kibernetik, Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin për vitin 2024, bie trafiku i narkotikëve

Raporti/ U rrit krimi kibernetik, Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin për vitin 2024, bie trafiku i narkotikëve

Viti 2024 shënoi një rënie të procedimeve penale për prodhim dhe kultivim të narkotikëve, por u rritën rastet e referuar në gjykatë për krimet kibernetike. Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për kriminalitetin në vend, nënvizohet se u ulën me 4.50% procedimet për narkotikët, ndërkohë që vëmendje përgjatë këtij viti kanë marrë sulmet kibernetike. Në bilancin e dërguar në Kuvend, theksohet se numri më i lartë i krimeve kibernetike u regjistruan në Tiranë, me 65% të procedimeve, dhe sipas organit të Akuzës, në të gjitha rastet është vendosur dënimi me burg nga gjykata. “Lidhur me të dhënat për veprat penale të krimit kibernetik, gjatë vitit 2024 rezulton një rritje prej 4.96% e numrit të procedimeve të regjistruara, nga 363 në 381 procedime penale, ka një...