Ngjarje e rëndë: Ditën e martesës e arrestuan, u nda nga jeta në burg- e varrosën të veshur si nuse…

Ngjarje e rëndë: Ditën e martesës e arrestuan, u nda nga jeta në burg- e varrosën të veshur si nuse…

Foto ilustrim Minia ishte nga katundi Baldushk i Tiranës. Kishte mbaruar shkollën e mesme mjekësore dhe punonte si ndihmësmjeke në ambulancën e fshatit të saj. Shquhej për sjellje plot mirësi, me këdo që i binte rasti ta takonte. Bashkëfshatarët thoshin, se Minia, të shëron më shumë me fjalët, se me ilaçe. Ishte e fejuar dhe kishte prerë ditën e martesës. Asaj nuk i shkonte kurrë ndërmend se shteti merimangë, po i përgatiste kurthin, për ta asgjësuar në lulen e rinisë. Barërat e helmuara të livadheve të Baldushkut, shkaktuan atë vit ngordhjen e disa lopëve të kooperativës.U dha alarmi, nga instancat më të ulta, deri në Komitetin Qendror të Partisë famëkeqe. Ulëshua urdhri: “Të zbulohet dora armiqësore dhe të goditet pa mëshirë”! Midis të piketuarave për...